Kosova

Hoxhaj: Kosova është marrë peng nga Kurti – Qeveria anti-perëndimore


Enver Hoxhaj

Sipas deputetit nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj, Kosova ëshët e marrë “peng” nga Albin Kurti, derisa qeverinë e tij e konsideroi si “anti-evropiane” dhe “anti-perëndimore”.

Këto komente, Hoxhaj i ka bërë përmes një postimi në Facebook, pasi që ka komentuar lajmin e së mërkurës se Spanja, Norvegjia dhe Irlanda do të njohin një shtet të pavarur palestinez.

“Pas dështimit të anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës dhe dështimin në marrje të një njohje të vetme, kjo tregon sa keq është zhytur Kosova ndërkombëtarisht nën udhëheqjen e Albin Kurtit!”, shkroi Hoxhaj.

Thelbi i problemit politik që ka Kosova, sipas tij, “është marrë peng nga Albin Kurti duke mashtruar opinionin sesa që është e shqetësuar për rreshtimin e gabuar gjeopolitik, nën udhëheqjen e kësaj qeverie anti-evropiane dhe anti-perëndimore, që për qëllim ka rrënimin e gjithë asaj që është ndërtuar më 1999 dhe 2008 në Kosovë!”.

Ndryshe, Kosova, nën drejtimin e Albin Kurtit, është duke u kritikuar vazhdimisht nga vendet perëndimore për, siç thonë ata, “moskoordinimin” me ta dhe ndërmarrjen e veprimeve të “njëanshme”, posaçërisht në Veri të vendit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore