Shqipëria

Begaj bisedë me Cameron: Vlerësim të veçantë për shtimin e trupave në KFOR


Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka bërë me dije se zhvilloi një telefonatë me David Cameron, sekretarin britanik për Çështjet e Jashtme.

Në njoftimin e tij, Begaj shkruan se diskutuan për forcimin e mëtejshëm të lidhjeve si aleatë të vjetër të NATO-s.

Ai theksoi se ka vlerësuar veçanërisht shtimin e trupave të Mbretërisë së Bashkuar në KFOR.

“Mirënjohës për mbështetjen e fuqishme të MB në mbrojtje, siguri kibernetike, polici dhe reformën gjyqësore, krahas përpjekjeve tona të përbashkëta për të luftuar krimin dhe korrupsionin”, shkruan Begaj.

Telefonata vjen pas anulimit të takimit.

Ashtu siç u tha më herët Cameron u kthye në Britani që të marrë pjesë në mbledhjen e kabinetit të sotëm.

Kjo, pasi Rishi Sunak shpalli zgjedhjet e përgjithshme në korrik.

Sekretari i Jashtëm ishte në Tiranë për të diskutuar mbi politikën e emigracionit, por ai e ka ndërprerë vizitën e tij për të marrë pjesë në takimin në Downing Street të mbajtur rreth orës 16:00.

Ndërkohë, Grant Shapps, Sekretari i Mbrojtjes, e vonoi udhëtimin e tij për në shtetet baltike për të marrë pjesë në një takim të NATO-s me dy orë – në mënyrë që të mund të merrte pjesë në kabinet.

Jeremy Hunt, kancelari, është tërhequr nga një paraqitje e planifikuar në programin e ITV-së sonte.

Sunak refuzoi të përjashtonte se mund të mbahen zgjedhjet e përgjithshme të verës kur iu bë një pyetje e tillë.

Kryeministri do të përsëriste vetëm fjalën e tij të njohur se do të ketë një garë “në gjysmën e dytë të këtij viti”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore