Lajme

Një gjykatë simbolike “dënon” qeverinë Erdogan për shkeljet e të drejtave të njeriut


Të shtunën e 25 shtatorit, një gjykatë simbolike zbardhën opinionin përfundimtar mbi shkeljet e të drejtave të njeriut në Turqi, duke i dënuar veprimet e qeverisë së presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan.

Mes anëtarëve të trupit gjykues ishte dhe gjykatësi shqiptar Prof.Dr. Ledi Bianku.

Tribunali ose Gjykata e Turqisë, një organizatë jo-fitimprurëse për të drejtat e njeriut e regjistruar në Belgjikë, filloi një gjykim mbi shkeljet e të drejtave të njeriut të kryera nga Erdogan dhe qeveria e tij.

Pas seancave katër-ditore në Gjenevë, “Tribunali Turk” dënoi qeverinë Erdogan për shkeljet themelore të të drejtave të njeriut në Turqi.

Gjithsej 15 dëshmitarë u dëgjuan gjatë seancave katër-ditore mbi torturat, zhdukjet me forcë dhe rrëmbimet e disidentëve nga jashtë, lirisë së shtypit dhe shprehjes, e drejta e qasjes në drejtësi, mosndëshkimi dhe krimet kundër njerëzimit të kryera nga qeveria turke.

Kryetarja e trupit gjykues Françoise Baronesha Tulkens deklaroi se vendimi nuk është ligjërisht i detyrueshëm, por mund të shërbejë si burim për hetime të mundshme në të ardhmen.

Tulkens tha se dëshmitarët folën për përvojat e tyre dhe se gjykata arriti në përfundimin se ka torturë sistematike dhe të organizuar në Turqi.

Tulkens i kërkoi qeverisë turke që të respektojë traktatet ndërkombëtare kundër torturës, ndaj të cilave ajo është nënshkruese.

Tribunali i Turqisë, një gjykatë simbolike ndërkombëtare, tha se aktet e torturës dhe zhdukjet me forcë të kryera në Turqi mund të përbëjnë krime kundër njerëzimit.

Pesë vëzhgues ndoqën Gjykatën e Turqisë për të siguruar që paanshmëria dhe pavarësia e gjykatës të ishin dëshmitarë dhe të dëgjonin dëshmitë e dëshmitarëve që kanë qenë viktima të shkeljeve të të drejtave të njeriut.

Gjyqtarët e Tribunalit të Turqisë kanë zbuluar se “ekziston një përdorim sistematik dhe i organizuar i torturës në Turqi, veçanërisht kundër njerëzve që perceptohen si të lidhur ose përkrahës të popullit kurd dhe lëvizjes “Gylen”.

Lidhur me lirinë e shtypit, gjyqtarët thanë se “Turqia nuk i përmbush detyrimet e saj sipas ligjit ndërkombëtar”.

Ai i referohej gjendjes së vështirë të gazetarëve të burgosur dhe dhunës së përsëritur fizike dhe mendore të ushtruar ndaj anëtarëve të shtypit.

Gjykatësit theksuan “një kulturë të vazhdueshme dhe mbizotëruese të pandëshkueshmërisë në Turqi”.

Tribunali shpreson në përmbyllje të rekomandimeve të saj se opinioni i kësaj gjykate do të frymëzojë dhe inkurajojë përmirësimin e respektit dhe mbrojtjen e dinjitetit dhe të drejtave njerëzore të të gjithëve.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore