Jetesë & Stil

Një fytyrë e pastër sipas Victoria Beckham


Victoria Beckham është një prej stilisteve më të njohura në botë. Ajo është përfolur gjithmonë për një fytyrë të pastër dhe freskët.  Ajo mund të quhet pa frikë “gruaja kameleon” e industrisë së modës, që ka guxuar aq shumë jo vetëm krijimet e saj, por mbi të gjitha me pamjen e saj të jashtme. E njohur ndryshe si ”Posh Spice”,  Victoria Beckham është kthyer në një muzë frymëzimi për mijëra femra në të gjithë botën.

Ajo shfaqet gjithmonë e kuruar dhe duket përherë e më e re dhe sigurisht që meritë për këtë nuk kanë vetëm gjenet e mira dhe trajtimet e ndryshme, por edhe ngrënia e përditshme e një fruti që fatmirësisht gjendet edhe në tregun shqiptar.

Sipas 46 vjeçares britanike, çelësi për një lëkurë të shëndetshme dhe me shkëlqim është konsumimi i sasisë së duhur të yndyrnave (atyre të shëndetshme, sigurisht). Për këtë arsye ajo ha 3-4 avokado në ditë që kur ishte 30 vjeç.

Prandaj, kush nuk do të donte t’i vidhte disa truke bukurie? Stilistja tregohet gjithnjë e gatshme për të folur për sekretet e saj të bukurisë dhe një prej tyre është edhe ky truk 90-sekondësh, të cilit ajo i qëndron besnike.

 

Mund të duket paksa e vështirë për t’u realizuar, sidomos tani në dimër, por ekspertët thonë se funksionon. Dhe, me sa shohim, për Victoria-n funksionon mrekullisht. Uji i ftohtë si fillim do t’ju zgjojë nga gjumi dhe do t’ju shtojë energjitë, por gjithashtu do të nxisë qarkullimin e gjakut, do të zgjerojë kapilarët, do të tendosë lëkurën dhe do të përmirësojë sistemin imunitar.

 

 

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore