Shqipëria

Nis vaksinimi i personave mbi 80 vjeç me dozën e dytë


Ka filluar ditёn e sotme nё qytetin e Tiranёs, rivaksinimi i personave tё kategorisё mbi 80 vjeç. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, e pranishme në Stadiumin ‘Air Albania’, ka ndjekur procesin nё tё cilin po merrnin dozёn e dytё 80 të moshuarit që u vaksinuan të parët.

“Në të gjitha strukturat e vaksinimit të përqërqendruara jemi duke vijuar me rivaksinimin e stafeve mjekësore dhe të moshuarve, tashmë nëpër shkolla do të vijojmë vaksinimin e mësuesve, duke siguruar edhe lehtësinë e vaksinimit në territor”

Ndёrkohё, Manastirliu njoftoi gjithashtu se janё ngritur struktura tё vaksinimit nёpёr shkolla, nё tё cilat do tё vazhdojё procesi i vaksinimit tek mёsuesit e vendit.

38 mijё e 400 doza tё AstraZeneca-ёs janё shpёrndarё nё tё gjithё vendin pёr vaksinimin e mёsuesve dhe vijimin me dozёn e dytё tek personat mbi 80 vjeç.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore