Sport

Nikola Jokic fiton çmimin MVP për sezonin 2020-21


Nikola Jokic

Qendra e Denver Nuggets, Nikola Jokic ka fituar çmimin e lojtarit më të mirë në NBA, për sezonin 2020-21.

Kjo është hera e tretë me radhë, që një basketbollist evropian po e fiton çmimin e më të mirit (MVP).

Janë bërë tre sezone që këtë çmim po e fiton një ballkanas, në dy sezonet e kaluara MVP-në e kishte fituar greku Giannis Antetokounmpo, ndërsa në këtë sezon e fitoi lojtari me prejardhje serbe, Nikola Jokic.

Jokic po ashtu u bë lojtari i vetëm në histori të NBA, që është draftuar në raundin e dytë, dhe ka arritur të fitoi çmimin e MVP.

Nikola Jokic dhe Aaron Gordon

Në garën për MVP, Jokic ishte në garë me qendrën e 76ers, Joel Embiid dhe me yllin e Golden State Warriors, Stephen Curry.

Që nga fillimi i sezonit, Nikola Jokic kishte performanca fantastike, por, çfarë e ndihmoi Jokic të fitojë çmimin e MVP, ishin lëndimet e Joel Embiid dhe LeBron James.

Jokic ishte gjithmonë në “top 3” e më të mirëve, por asnjëherë nuk ishte më i miri deri në momentin kur u lënduan Embiid dhe James.

Stephen Curry mbetet, MVP i vetëm unanim, i cili morri të gjitha votat në favor të tij.

Nikola Jokic nuk arriti të bëhej MVP unanim, pasi tifozët kanë votuar për Derrick Rose për lojtarin më të mirë të këtij sezoni.

Qendra e Nuggets kishte statistika fantastike ku kishte një mesatare prej 26.4 pikësh, 10.8 kërcimesh dhe 8.3 asistime.

Denver Nuggets kaluan raundin e parë të playoff-it përballë Portland Trail Blazers, por, dilema e madhe është se a do mundet MVP i këtij sezoni të fitoi titullin me Denver Nuggets, pasi ata janë në disavantazh 1:0 në serinë e ndeshjeve, përballë Phoenix Suns.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore