Sport

“Neymar show” – reagimi i tij bëhet viral në rrjetet sociale (VIDEO)


Ylli brazilian, Neymar, përsëri u bë viral në rrjetet sociale në ndeshjen që skuadra e tij, Paris Saint Germain, e zhvilloi kundër Juventus-it.

Në një video të publikuar shihet reagimi i ekzagjeruar i Neymar-it, pasi portieri i Juventus-it, Mattia Perin, i bëri një prekje të lehtë për ta kontrolluar gjendjen e tij fizike.

Ngjarja ndodhi në pjesën e parë të ndeshjes, kur Neymar u rrëzua në një duel me mbrojtësit e Juventus-it.

Videoja ku shihet braziliani i shtrirë në tokë, u bë virale dhe për 3 – 4 orë u pa nga më shumë se 100 mijë persona dhe shumë komente tallëse me brazilianin, i cili shpesh ka ndodhur të shihet në skena të tilla.

Ndërkohë, sa i përket ndeshjes, ajo përfundoi me rezultat 2:1 në favor të PSG-së, ku Kylian Mbappe shënoi dy gola në minutën e pestë dhe të 22-të, ndërsa për italianët ngushtoi shifrat Weston McKennie në minutën e 53-të.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore