Sport

Newcastle konfirmon transferimin e radhës


Newcastle United vazhdon të jetë aktive në këtë afat kalimtar dimëror, të cilët zyrtarizuan transferimin e dytë brenda pak ditësh.

Klubi anglez, ka konfirmuar transferimin e sulmuesit, Cris Wood nga Burnley, duke u bërë nënshkrimi i dytë në epokën e pronarëve të rinj.

Shifra e transferimi i tij edhe pse nuk është zbuluar, flitet se i ka kushtuar klubit bardhezi rreth 30 milionë euro.

“Newcastle United ka kënaqësinë të konfirmojë nënshkrimin e sulmuesit të Zelandës së Re, Chris Wood, nga Burnley”, thuhet në njoftimin e Newcastle.

Wood ka nënshkruar një kontratë deri në verën e vitit 2024 dhe arrin në kohë për t’u paraqitur në ndeshjen e së shtunës në Premier Leauge, ku Aston Villa do të përballet me Watford-in në “St. James Park”.

Kujtojmë që Wood ishte pjesë e skuadrës së Burnley-t që nga vera e vitit 2017, kur u transferua nga skuadra e Leeds për shumën e 17 milionë eurove.

Ndërkohë, ai ka luajtur në klube të ndryshme angleze si: Leicester, Ipswich, Brighton, West Brom, etj.

30 vjeçari gjithashtu numëron edhe 59 paraqitje me Zelandën e Re, prej të cilave ka shënuar 27 gola.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore