Rajoni

Nënshkruhet marrëveshja e huasë prej 340 milionë euro mes Bosnjes dhe EIB


Qeveria e Bosnje dhe Hercegovinës (BH) dhe Banka Evropiane e Investimeve (EIB), nënshkruan marrëveshjen e kredisë me vlerë 340 milionë euro, të martën më 29 dhjetor, për avancimin e ndërtimit të Korridorit të V-të pan-Evropian.

Fondet do të financojnë ndërtimin e një pjese të autostradës prej 36 kilometrash (km) të Korridorit të V-të, midis Poprikus dhe Medakovo, rreth 130 km në veri të kryeqytetit Sarajevë.

“Çdo projekt në lidhje me ndërtimin e autostradës është i një rëndësie të madhe dhe çdo kilometër përfaqëson një hap më afër Evropës për ne”, deklaroi Bevanda.

Korridori i V-të pan-Evropian, prej një gjatësie 702 km-ash do të lidhë Hungarinë dhe Kroacinë verilindore në veri dhe Detin Adriatik në jug, duke kaluar BH-në.

Seksioni më i gjatë 335 km, i Korridorit të V-të, do të kalojë BH-në nga jugu në verilindje.

Ky projekt është planifikuar të përfundojë deri në vitin 2030.

Deri më tani, një shtrirje prej 176 kilometrash është drejt përfundimit dhe fazës së finalizimit.

Marrëveshja u nënshkrua nga ministri i Financave të BH-së, Vjekoslav Bevanda, dhe kreu i divizionit të EIB, Matteo Rivellini, i cili merret me dhënien e huave në Kroaci, Slloveni dhe Ballkanin Perëndimor. /AlbanianPost.com

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore