Art&dizajn

Në shitje shtëpia më e ngushtë në Londër


Në Londër, ajo që është cilësuar si  shtëpia më e ngushtë, ka një vlerë shitjeje prej 1.3 milionë dollarësh.

Dikur ndërtesa ka funksionuar si dyqan kapelesh. Ndërtesa është pesë kate dhe e gjerë 1.8 metra. Sipërfaqja e së gjithës është një mijë e 34 metra katrorë dhe sipas agjencisë që e ka nxjerrë në shitje, shtëpia ka strukturën e një jahti luksoz që shfrytëzon më së miri hapsirat e vogla.

 

Kati i parë i shtëpisë ka një dhomë ndenjeje ndërsa bodrumi i saj ka një kuzhinë, një dhomë ngrënjeje dhe e gjitha me dyer qelqi.

Në katin e dytë gjendet një dhomë studimi dhe një dhomë gjumi ndërsa në katin e tretë gjendet dhoma e zhveshjes, tualetit dhe dushi. Katet ndërrohen nëpërmjet shkallëve në formë spirale. Në katin e sipërm të shtëpisë ndodhet dhoma matrimoniale e gjumit.

Kjo ndërtesë konsiderohet sa e çuditshme as dhe e rrallë në Londër dhe vlera e saj është rritur shumë. Në fakt parë edhe nga pikëpamja e taksimit të shtëpisë për nga gjerësia, siç ndodh në vende të tilla si Holanda, Japonia, Vietnami, ato janë një zgjidhje ideale.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore