Përballje

Në Madrid flitet për titullin, La Liga në javët e saj më interesante


Edhe pse gjashtë pikë para Real Madrid dhe me një ndeshje më tepër në dispozicion, Atletico Madrid ndjen rrezikun nga rivalët.

Skuadra e Simeone-s ka humbur katër pikë në tre ndeshjet e fundit duke lëshuar teren në garën për titull.

Sot, Atletico pret Levante-n në “Wanda Metropolitano” me fillim nga ora 16:15, skuadër kjo me të cilën zhvilloi takimin e fazës së parë vetëm tre ditë më parë.

Në këtë ndeshje Atletico vjen pa Dembele-n, Herrera-n, Lemar-in dhe Trippier.

Në anën tjetër, Real Madrid udhëton për t’u përballur me Valladolid me fillim nga ora 21:00.

Valladolid nuk ka fituar asnjë nga pesë ndeshjet e fundit.

Los Blancos kanë shumë mungesa, me të fundit që pësoi lëndim, sulmuesin Karim Benzema.

Real Madrid ka synim fitoren e katërt rradhazi që të mbetet ende në bisedën e titullit.

Ndeshjet tjera janë:

Elche – Eibar, 14:00

Valencia – Celta Vigo, 18:30

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore