Përballje

Ndeshjet e xhiros së gjashtë në Superligën e Kosovës përfundojnë barazim


Dy ndeshjet e së shtunës në Superligën e Kosovës kanë përfunduar me rezultat të barabartë.

Dueli mes KF Llapit dhe Drenicës përfundoi me rezultat 1:1.

Ndeshja ishte e baraspeshuar dhe me shumë rastër për të dyja skuadrat.

Të parët shënuan Drenica në minutën 12-të me anë të mesfushorit Kreshnik Uka.

Megjithatë, pas vetëmkatër minutash, KF Llapi u kundërpërgjigjën duke barazuar rezultatin me anë të Kastriot Selmanit.

Në minutat e fundit të ndeshjes, Drenica kishin mundësinë për të fituar pikët e plota, pas një gabimi të Llapit në mbrojtje, por ata nuk e shfrytëzuan atë.

Para përfundimit të ndeshjes, në minutën e 94-të Valmir Veliu u ndëshkua me karton të kuq.

Momentalisht KF Llapi ndodhet në pozitën e fundit me tre pikë, ndërsa Drenica në vendin e tretë me 11 pikë.

Në anën tjetër, ndeshja mes KF Ulpianës dhe Dukagjiinit përfundoi pa gola.

Të dy skuadrat kishin mundësi të shumta, por Dukagjini ishin më dominant se Ulpiana.

Megjithatë, pavarësisht rasteve, asnjëra nga skuadrat nuk arritën të finalizonin për të fituar pikët e plota.

Deri më tani, KF Ulpiana radhitet në vendin e tetë me pesë pikë, ndërsa Dukagjini në pozitën e nëntë me tre pikë.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore