Lajme

Ndalja e gazit rus për Serbinë nga BE-ja, Dodik: Është i papranueshëm dhe i padrejtë


Anëtari serb i Presidencës së Bosnje Hercegovinës, Milorad Dodik, tha se vendimi i Bashkimit Evropian i marrë me kërkesë të Kroacisë, për të bllokuar rrjedhën e naftës ruse përmes tubacionit të Adriatikut dhe për të parandaluar furnizimin me naftë ruse në Serbi, “është i papranueshëm, i dëmshëm dhe e padrejtë”.

Ai deklaroi se naftësjellësi Janaf ka status të pazgjidhur.

“Rafineria e naftës në Brod nga Republika Srpska pagoi një shumë të konsiderueshme për ndërtimin e Janaf, të cilën Kroacia nuk e pranoi kurrë dhe uzurpoi të drejtat dhe pronën e tubacionit të naftës”, shkroi Dodik në profilin e tij në Twitter.

Sipas tij, është koha e duhur për të vënë në rendin e ditës këtë çështje dhe për të përcaktuar strukturën e duhur të pronësisë së naftësjellësit.

Vendet e Bashkimit Evropian votuan për paketën e tetë të sanksioneve kundër Rusisë, të cilat përfshijnë kufizimin e çmimit të naftës ruse të eksportuar në vendet e treta.

Pas miratimit të këtij vendimi, Serbia nuk do të mund të importojë naftë nga Rusia përmes Janaf-it, që do të thotë se sanksionet e vendosura ndaj Moskës praktikisht iu bartën edhe asaj.

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç, ka deklaruar se një vendim i tillë për Serbinë është marrë me insistimin e Kroacisë.

Sanksionet e reja të BE-së ndaj Rusisë – Plasë sherri mes Vuçiç-it dhe Plenkoviç-it

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore