Futboll

Napoli-Fiorentina 6-0: spektakël i Insegne-s, shënojnë edhe Demme, Lozano, Zielinski dhe Politano


Napoli-t i mjaftoi pjesa e parë për ta çarë Fiorentina-n. Çbllokon rezultatin Insigne, pastaj tre raste ideale të humbura për Fiorentina-n për ta barazpeshuar rezultatin. Në këtë moment skuadra e Gattuso-s shpërthen me Demme, Lozano dhe Zelinski. Në pjesën e dytë dopietë personale e Insigne-s, gol edhe për Politanon. Futet në fushë Mertens. Gattuso kap Roma-n në vend të tretë dhe shkëputet nga Juventus-i, që do ta ketë kundërshtarin e radhës për Superkupë.

Nuk mund të bëhej më mirë për Napolin para ndeshjes së Superkupës me Juventus, në mes të kësaj jave; kundër një Fiorentine tepër të rrezikshme, e aftë të krijonte raste shënimi po aq sa ç’realizoi Napoli. Lojë vetëm për Napolin? Jo. Sigurisht në pjesë të parë jo, po të kemi parasysh që fiorentinasit kishin plot tre raste të pastra shënimi për të barazuar.

Pozicioni në klasifikim: para Juves dhe ngjitur Romës, që u mund në derbi./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore