Lajme

Nagip Krasniqit i vazhdohet edhe për dy muaj masa e paraburgimit


Nagip Krasniqi

Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka vazhduar masën e paraburgimit edhe për dy muaj, kryeshefit të pezulluar të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Nagip Krasniqi, i cili po dyshohet nga organet e drejtësisë për korrupsion.

Lajmin e ka konfirmuar për “Albanian Post”, zëdhënësja për informimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Milinda Gashi.

“Referuar kërkesës tuaj për informata, ju njoftojmë se pas kërkesës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për vazhdimin e masës së paraburgimit në çështjen penale kundër të pandehurit N.K, Departamenti Special i Gjykatës Themelore në Prishtinë  ka marr vendim dhe ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës; për vazhdimin e masës së paraburgimit  kundër të pandehurit N.K, ashtu që masa e paraburgimit i është vazhduar në kohëzgjatje prej 2 (dy) muaj”, ka thënë Gashi për AP.

Ndryshe, më 19 prill, ish-drejtoi i KEK-ut, Nagip Krasniqi, ishte arrestuar nën dyshimin se keqpërdori në një tender prej 3.4 milionë euro me kompaninë “Litwin SA” dhe partnerin vendor “Bujar B. Shala B.I.”, për tenderin rreth kryerjeve të punëve për remontin e turbinës dhe gjeneratorit të Njësisë A5 të TC “Kosova A”.

Ndërkaq Bordi i Drejtorëve të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), me efekt të menjëhershëm vendosi për pezullimin e Krasniqit nga detyra.

Emri i Krasniqit, u përmend edhe në rastin e skandalit financiar të ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj.

Ky i fundit u raportua se ishte takuar në Kroaci me Krasniqin gjatë muajit mars të vitit të kaluar.

Megjithatë, këtë e kishte mohuar Berishaj gjatë raportimit të tij në Komisionin Hetimor për Energjinë në Kuvendin e Kosovës më 17 nëntor të vitit të kaluar.

“Nuk kam pasur takim me kryeshefin e Korporatës Energjetike të Kosovës. Unë gjitha takimet fillimisht i bëjë në ambasadë. Jam shumë i gëzuar që kam pas mundësin ta shpjegoj një shpifje të madhe që është bërë”, pati thënë Berishaj.

Më 2 dhjetor të vitit të kaluar, Krasniqi ishte ftuar për të raportuar para Komisionit Hetimor Parlamentar i Kosovës në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022.

Por, e kishte lëshuar mbledhjen pas pyetjes së kryetarit të këtij komisioni, Hajdar Beqa, i cili kishte kërkuar informacione nga Krasniqi për mos fillimin e remontit të bllokut A5 në Termocentralin “Kosova A”.

Dallaveret e Nagip Krasniqit – i dha tender kundërligjshëm avokatit të tij, shpalli tender njëburimor për shërbime që veçse i ofronte zyra ligjore brenda KEK-ut

Dallaveret e Nagip Krasniqit – Si ia dha kundërligjshëm tenderin mbi 630 mijë euro kompanisë greke

Dallaveret e Nagip Krasniqit – Si ia dha kundërligjshëm tenderin mbi 630 mijë euro kompanisë greke

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore