Lajme

Ministri serb në bisedime me atë rus: Flasin për agjendën e përbashkët dhe çështje rajonale


Aleksander Vulin dhe Sergey Lavrov

Ende nuk është kthyer nga Brukseli Aleksandër Vuçiç, por Ministria e Punëve të Jashtme të Rusisë ka njoftuar se do të ketë biseda të nivelit të lartë me ministrin serb, për të diskutuar rreth agjendës së përbashkët.

Siç njofton MPJ e Rusisë në Twitter, “me 22 gusht Ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergey Lavrov, do të zhvillojë bisedë me Ministrin e Punëve të Brendshme të Serbisë,  Aleksandër Vulin”.

Në këtë njoftim janë dhënë në vija të përgjithshme edhe temat e bisedës.

Putin e Vucic

“Dy ministrat do të bisedojnë për çështjet aktuale dhe agjendën e përbashkët Rusi-Serbi. Do të shkëmbejnë pikëpamje edhe në tema ndërkombëtare dhe çështje rajonale”.

Është pikërisht kjo qasje e Serbisë, të cilën e ka theksuar edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për BBC-në në gjuhën serbe.

“Serbia do paratë e Bashkimit Evropian e miqësinë e Rusisë”, bashkuar edhe me investimet kineze e tolerancën amerikane, pati deklaruar Kurti.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore