Sport

Milan, Theo Hernandez rezulton pozitiv me COVID-19


Klubi i Milan-it ka njoftuar se futbollisti i tyre, Theo Hernandez-i, ka rezultat pozitiv në testin e COVID-19. Theo ishte pjesë e Kombëtares së Francës në ndeshjet e Nations League.

Milan-i bëri njoftimin nëpërmjet një deklarate zyrtare ku thuhej “AC Milan raporton se Theo Hernandez në kthimin e tij nga ekipi kombëtar rezultoi pozitiv. Autoritetet kompetente shëndetësore janë informuar dhe lojtari është mirë”.

Rasti i Theo-s është i dyti te Kombëtarja e Francës pas Adrien Rabiot-it. Edhe futbollisti i Juventus-it pritet të mungojë në ndeshjen e radhës në Serie A.

Për Milan-in kjo është goditje e dyfishtë, pasi më herët mësoi edhe dëmtimin e portierit Mike Maignan. Antonio Mirante u nënshkrua nga kuqezinjtë për të zëvendësuar francezin në portë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore