Objektivi kryesor i klubit të Milan-it në këtë afat kalimtar dimëror, ishte transferimi i futbollistit të Lille, Sven Botman.
Mirëpo, sipas asaj që raportojnë mediat italiane, kuqezinjtë tashmë janë dorëzuar dhe nuk do ta kërkojnë futbollistin 22 vjeçar.
Kjo pasi që skuadra e Lille nuk dëshiron të privohet nga shërbimet e qendërmbrojtësit dhe për këtë arsye i ka kërkuar italianëve shumën e 55 milionë eurove, për ta liruar Botman-in.
Pra, ky çmim nga ana e francezëve është një sinjal që ata nuk kanë nevojë emergjente për shitjen e lojtarit të tyre.
Gjithashtu edhe interesimi i klubeve të tjera për të, përfshirë edhe klubin e pasur të Newcastle United, kanë bërë që drejtuesit e Lille të kërkojnë më shumë para për futbollistin e tyre.
Pra, siç duket këtu do të përfundojë beteja e drejtuesve të Milan-it për qendërmbrojtësin të lindur në vitin 2000.
Kujtojmë që Botman është pjesë e kampionëve të Francës që nga vera e vitit 2020, kur u transferua nga skuadra e Ajax-it për shumën e 8 milionë eurove.
Ai deri më tani ka zhvilluar 64 ndeshje me Lille-n, i cili ishte një nga pikat kryesore në sukseset e klubit francez.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Është “minimizuar” mundësia për të marrë antidepresivë pa recetë – Intervista e Albanian Post me Sadik Lalën, psikiatër
-
Promovimi i barazisë, përfshirjes sociale dhe mosdiskriminimit në Shqipëri
-
Sullivan pritet të takojë Netanyahun, i cili është nën presion politik
-
Mustafa: Ndërkombëtarët s’po e kërkojnë Asociacionin tim e të Thaçit, por Zajedincën e Kurtit