Jetesë & Stil

Miku i Rauw Alejandros zbulon arsyet e ndarjes së tij me Rosalian


Fundi i marrëdhënies mes këngëtarit puerto-rikas, Rauw Alejandro dhe artistes spanjolle, Rosalia ka pushtuar tabloidet rozë kudo në botë.

Të qenit një “çift perfekt”, dukej se mori fund papritur dhe ndërsa nuk dihet se kush e nisi ndarjen, burime pranë tyre kanë dhënë aludime mbi një person të tretë, si “shkatërruese e marrëdhënies”.

Sapo u konfirmua ndarja, emri i modeles kolumbiane Valeria Duque filloi të përmendej si personi i tretë në lidhje, gjë që nuk i dukej mirë për Rauw.

Por, artisti doli për të mbrojtur veten, duke mohuar pretendimet në fjalë, shkruan Marca, transmeton AlbanianPost.

“Po, disa muaj më parë unë dhe Rosi i dhamë fund fejesës. Ka mijëra probleme që mund të shkaktojnë një ndarje, por në rastin tonë nuk ishte për shkak të palëve të treta apo pabesi”, ka thënë ai.

Sa për Rosalia-n, edhe ajo ka reaguar përmes Instagramit lidhur me situatën – “E dua, e respektoj dhe e admiroj shumë Raulin. Mos dëgjoni filma, ne e dimë se çfarë kemi jetuar. Ky moment nuk është i lehtë, ndaj faleminderit të gjithëve për mirëkuptimin dhe respektin”.

Edhe Duque doli dhe i shpjegoi gjërat nga ana e saj.

“Nuk jam përfshirë kurrë më parë në një situatë si kjo, gjithçka që flitet për mua është e rreme. Nuk kam asnjë lidhje me personin me të cilin jam lidhur, jam viktimë e akuzave të rreme për të krijuar një rrëfim mediatik që mund të shkatërrojnë reputacionin e disa njerëzve”, ka deklaruar modelja.

Megjithatë, një mik i Rauw Alejandro foli për programin “Socialite” të Telecincos për të ndarë disa detaje mbi ndarjen.

Ai pretendon se ekipi i Rosalía-s mendonte se Rauw po “po e ulte atë një shkallë”, pasi artisti synonte të bënte një hap në Hollywood në një moment.

“Ata duan ta kthejnë karrierën e saj, e shohin atë si një yll të madh .Ata e shohin atë si të ishte një Kardashian, dhe ata mendojnë se Rauw nuk është në atë nivel”, ka thënë ai.

A”i ishte një pengesë për projektin e saj personal sepse Rosalia ishte shumë e pranishme në karrierën e saj, ajo e konsultoi atë për gjithçka”, shtoi ai,

Pos tjerash, ai e theksoi se ishte Rosalia ajo që vendosi t’i japë fund.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore