Lajme

Miftaraj: “VV-ja në opozitë na mbështeste për kontroll gjyqësor, tash në pushtet na injoruan”


Drejtori ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj

Drejtori ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje sa ishte në opozitë përkrahte kërkesën e IKD-së për kontroll gjyqësor, ndërsa tash, e injoron.

“Kur VV erdhi në pushtet, përmes Ministrisë së Drejtësisë kërkesën për kontroll gjyqësor e injoruan”.

“Ministria e Drejtësisë përmes draft Kodit të Procedurës Penale i jep autoritet përfundimtar prokurorisë me hap e me mbyllë raste pa shkuar rasti fare te gjykatësi”.

Miftaraj, tha se një qeveri matet jo në bazë të deklaratave, por të veprimeve.

“Vendimet mbi bazën e inateve i paguan me lëkurën tënde”, shkroi Ehat Miftaraj.

Këtë shkrim, thotë Miftaraj, e shkroi vetëm si reflektim të mungesës së mjetit juridik për të ankimuar vendimet për mbylljen e rasteve në prokurori, kur qytetari beson dhe ka deshmi se i është shkelur një e drejtë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore