Lionel Messi zhvilloi një ndeshje fantastike në mbrëmjen e kaluar, ku ekipi i tij e mposhti Maccabi Haifa-n me rezultat 7:2, takim ky i xhiros së pestë të grupeve në Ligën e Kampionëve.
Argjentinasi shënoi dy gola dhe dhuroi dy asistime në këtë ndeshje, derisa paraqitja e tij ishte mbresëlënëse.
Me këta dy gola dhe dy asistime, Messi regjistron një tjetër rekord dhe kalon një legjendë si Pele.
Lionel Messi vs. Maccabi Haifapic.twitter.com/uXtGWlUxq3
— KLD/Y (@rKLDY) October 25, 2022
Bëhet fjalë për kombinimin mes golave dhe asistimeve, teksa 35-vjeçari shkon në shifrën e 1127 rasteve kur është përfshirë në realizimin e një goli, duke e parakaluar legjendën braziliane me 1126 sosh.
Pra, në këtë klasifikim bëhet fjalë për golat dhe asistimet të mbledhura së bashku, në ekip dhe në kombëtare.
Shtatë herë fituesi i Topit të Artë e ka nisur në mënyrën më të mirë këtë sezon te PSG. Në 16 ndeshje në të gjitha garat, argjentinasi ka shënuar 11 gola dhe 12 asistime.
Ndërkohë, në sezonin e kaluar ai ishte ndalur në 11 gola dhe 15 asistime në 34 ndeshje në të gjithë sezonin.
Përveç këtij rekordi, Messi në ndeshjen e mbrëmshme regjistroi edhe një tjetër.
Në moshën 35-vjeçare është shndërruar edhe në lojtarin më të vjetër në historinë e Ligës së Kampionëve që realizon dy gola dhe dy asistime brenda një ndeshje.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Përcaktohet ndarja e tribunave për dy finalet, Partizani – Egnatia dhe Skënderbeu – Vllaznia
-
“Isha më i mirë, fitoren ia dhanë për shkak të Ukrainës”, Fury pasi u mposht nga Usyku
-
Apolonia fiton Kupën e Shqipërisë për vajza
-
Bundesliga mbyll sezonin, por sytë mbeten ende nga finalja e Champions League