Shqipëria

Merr fund pritja e nxënësve, nga nesër nis viti i ri shkollor në Shqipëri


Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi, të dielën e 6 shtatorit, ka uruar nxënësit që nisin nesër vitin e ri shkollor, përmes një video-mesazhi.

Ajo ka theksuar se janë marrë të gjitha masat e nevojshme për ta nisur “mbarë” këtë vit shkollor.

Kujtojmë që, nxënësit prej 1 shtatorit kanë zhvilluar mësime plotësuese për të përsëritur temat e vitit të kaluar.

Gjithashtu, gjuha angleze do të jetë e detyrueshme që në klasën e parë. Edhe gjatë fjalës së mbajtur nga foltorja e Kuvendit, Kushi ka folur mbi reformat për arsimin, në katër vitet e ardhshme.

Ajo ka theksuar se do të ketë risi në sistemin arsimor, sa i përket programit të sporteve, arteve, zhvillimit të kompetencës digjitale dhe futjes së gjuhës angleze që nga klasa e parë.

Ndërsa librat janë falas për nxënësit nga klasa e parë deri në të nëntën.

Klasat e ciklit fillor dhe atij të ulët, kanë marrë librat shkollorë falas, siç është lajmëruar edhe më herët.

Pjesë përftuese e kësaj skeme, do të jenë edhe fëmijët në nevojë për klasat 10-12. Ndërsa ata nga klasa e parë deri në të nëntën, do t’i përfitojnë të gjithë falas.

280 mijë nxënës, janë pjesë e gjithë kësaj skeme. Ndërsa librat, janë botime nga prestigjiozët botërorë si “Oxford”, “Pearson” dhe “Cambridge”.

Ndër të tjera, ministrja ka bërë thirrje për respektimin e masave mbrojtëse dhe higjienikë kundër përhapjes së pandemisë COVID-19.

Para muajit shtator janë riparuar dhe ambiente shkollore ku do të akomodohen nxënësit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore