Shqipëria

Mbi 53.3 kg kanabis në makinë, arrestohet 46-vjeçari në Qafë-Thanë


Policia e Korçës ka bërë me dije se një 46-vjeçar është vënë në pranga në Qafë Thanë.

Kjo pasi ai kishte në makinën e tij tip “Volkswagen” 53.3 kilogramë kanabis sativa.

Dyshohet se 46-vjeçari do ta trafikonte drejt Maqedonisë së veriut sasinë e lëndës narkotike.

Ndërkohë policia po vijon hetimet për të zbuluar personat e tjerë që fshihen pas kësaj veprimtarie kriminale.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore