Shqipëria

Mbërrijnë materialet e votimit në vendnumërimin Shkodër


Në Shkodër, me një pjesëmarrje të ulët dhe një ditë shumë të qetë e pa incidente, janë përmbyllur zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit dhe materialet e votimit, janë dërguar menjëherë për në qendrën e numërimit të votave për Bashkinë Shkodër.

Në pamjet e siguruara nga Albanian Post, vihet re qartë prania e forcave policore, për të garantuar sigurinë e materialeve zgjedhore.

Në tre qendra votimi, prej të cilave dy në Shosh e një në Pult, nuk u arrit të votohej gjatë ditës së sotme, për shkak të kushteve të këqija atmosferike.

Kjo gjë, mund të çojë në zgjedhje të radhës në Shkodër, nëse ndryshorja mes kandidatëve, do të jetë më e vogël se numri i zgjedhësve në këto zona – rreth 3 mijë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore