Sport

Markato e janarit te Barcelona, Xavi do shpenzojë vetëm 10 milionë euro


Xavi Hernandez do të ketë më pak se 10 milionë euro në dispozicion për merkaton e janarit, raporton “ESPN”. Edhe pse në fillim u tha se do të kishte 20 milionë euro, rrethanat kanë ndryshuar dhe tashmë ka vetëm 10 milionë euro në arkat e klubit për t’u shpenzuar.

Kosotot e lirimit të Ronald Koeman-it dhe emërimi i Xavi-t nuk kanë qenë shumë të larta. Holandezi do të paguet rreth 12 milionë euro, ndërsa shkëputja e kontratës së Xavi-t me Al Sad-in ka kushtuar 5 milionë euro.

Shkaktari më i madh për mos pasjen e një buxheti të lartë për merkaton e janarit janë bërë humbjet e mëdha që ka pësuar klubi dy vitet e fundit.

Në total, paratë e shpenzuara për nënshkrime dhe paga nga 300 milionë euro janë ulur në 97 milionë euro, pas kufirit të shpenzimeve të vendosur nga La Liga. Borxhi bruto ka shkuar në 1.4 miliardë euro.

Synimi i vetëm i Xavi-t për merkaton e janarit duket se do të jetë vetëm afrimi i një sulmuesi, pasi Sergio Aguero do të mungojë gjatë pas problemeve në zemër, ndërsa Ansu Fati, Ousmane Dembele dhe Martin Braithwaite kanë pasur dëmtime këtë sezon.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore