Lajme

Maqedonia e Veriut: 6 të vdekur e 298 raste të reja me COVID-19


ilustrim

Në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut, 6 persona e kanë humbur jetën si pasojë e infektimit me COVID-19, dhe janë regjistruar 298 raste të reja.

Sipas regjistrit nga Termi Im i personave të vdekur, janë raportuar 4 persona të vdekur nga COVID-19 mes datës 09.12-12.12.2021.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë së MV-së, janë kryer 2 mijë e 831 testime për COVID-19, ndërsa janë shëruar gjithsejtë 335 pacientë.

Raste aktive me COVID-19 sipas MSH-së raportohet të jetë 5 mijë e 451.

Deri më tani janë bërë gjithsej 1 milion e 512 mijë e 496 testime të COVID-19 në vend.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar nga pandemia në MK që nga fillimi i epidemisë ka shkuar në 220 mijë e 467 pacientë, ndërsa të shëruar 207 mijë e 238, kurse vdekje 7 mijë e 778.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore