Lajme

Penda më e shtrenjtë në botë shitet në ankand me çmim rekord


Një pendë e vetme e zogut Huia të Zelandës së Re tashmë të zhdukur ka vendosur një rekord botëror pasi u shit për 28 mijë e 417 dollarë në një ankand.

Penda, që fillimisht pritej të kapte deri në 3 mijë dollarë, theu rekordin e mëparshëm që ishte për një pendë të së njëjtës specie me 450%, ka njoftuar Shtëpia e Ankandeve Webb.

Zogu huia ishte i shenjtë për popullin Maori.

Puplat e tij shpesh mbaheshin nga krerët dhe familjet e tyre dhe gjithashtu dhuroheshin ose tregtoheshin.

Huia ishte një zog i vogël i familjes së zogjve në Zelandën e Re dhe ishte i njohur për aftësitë e tij të kërcimit dhe pendën e bukur, e cila dallohet për majën e bardhë përgjatë skajit.

Penda e shitur ishte “në gjendje të mrekullueshme”, sipas Leah Morris, Shefja e Arteve Dekorative në Shtëpinë e Ankandeve Webb.

“Ajo ka ende shkëlqimin e saj shumë të dallueshëm dhe nuk ka pasur dëmtime nga insektet”, ka shtuar ajo.

Sipas saj, shtëpia e ankandeve e ka kornizuar atë pas xhamit mbrojtës UV dhe me letër arkivore, që do të thotë se do të ketë një “jetë vërtet të gjatë”.

Penda është e regjistruar si një taonga tuturu nën një sistem për të mbrojtur objektet Maori.

Vetëm koleksionistët që kishin licencë në sistem u lejuan ta blinin dhe nuk mund të largohen nga vendi pa leje nga Ministria e Kulturës dhe Trashëgimisë.

Interesi dhe entuziazmi i lartë nga Zelanda e Re ndihmuan gjithashtu në rritjen e çmimit, sipas Morris.

“Ne kemi një numër rekord njerëzish që po shohin se si të bëhen koleksionistë të regjistruar”, ka treguar ajo.

“Në Zelandën e Re, ne kujdesemi shumë për tokën, mjedisin dhe florën dhe faunën tonë”.

“Dhe unë mendoj se ndoshta për shkak se ky zog tani është zhdukur, ne do të shikonim zogj të tjerë në Zelandën e Re dhe do të thoshim, ne nuk duam që kjo të ndodhë më kurrë”.

Në të kaluarën, pendët huia ishin një shenjë statusi për njerëzit Maori.

Tashmë një zog i rrallë para ardhjes së evropianëve, specia u bë një objektiv për koleksionistët dhe tregtarët e modës pasi fitoi popullaritet në mesin e atyre që erdhën në Zelandën e Re, gjë që çoi në zhdukjen e tij, sipas Muzeut të Zelandës së Re.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore