Sport

Manchester United, të gatshëm ta refuzojnë ofertën e Inter-it për Anthony Martial


Pas largimit të Romelu Lukaku-t nga Inter-i, klubi ka kërkuar sulmuesin e Manchester United, francezin Anthony Martial.

Megjithatë, Manchester United kanë raportuar se nuk dëshirojnë të transferojnë sulmuesin Anthony Martial këtë verë, pavarësisht interesimit të raportuar nga gjigantët italianë.

Gazeta “Daily Mail” raporton se Inter e shikon 25-vjeçarin si zëvendësim të mundshëm për Romelu Lukaku-n.

Ata po përgatisin një ofertë prej 50 milionë funtash për francezin, por Ole Gunnar Solskjaer është i sigurt që do ta refuzojë, pavarësisht problemeve dhe lëndimeve të Martial vitin e kaluar.

Kampionët e Serie A kanë larguar disa nga lojtarët kryesorë të vitit të kaluar, për shkak të problemeve financiare që shkaktoi pandemia COVID-19.

Ndërsa, në anën tjetër, Manchester United kanë kompletuar ekipin, duke transferuar Raphael Varane dhe Jadon Sancho-n.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore