Sport

Manchester City fiton me katër gola në Londër


Manchester City ka siguruar fitoren e radhës në Premier League-n angleze duke korrur një fitore në shifrat 4-2 në transfertën e Crystal Palace këtë të shtunë.

Në Londrën jugore, City vizitoi vendasit e Crystal Palace, të cilët u munduan të tregonin potencialin e tyre përballë një furie si “Qytetarët”.

Pavarësisht se patën një paraqitje të mirë përballë publikut të tyre, Palace nuk mundi t’i bënte ballë City-t, i cili me këtë fitore ngjitet në krye të Premier League, me pikë të barabarta me Liverpool-in.

Jean-Philippe Mateta hapi serinë e golave, duke kalaur vendasit në avantazh në minutën e tretë të ndeshjes. Megjithatë, vetëm 10 minuta më vonë, Kevin de Bruyne do të realizonte për të barazuar shifrat në 1-1. Rezultat i cili mbylli dhe pjesën e parë në barazpeshë të plotë.

Pjesën e dytë, City do e niste me marsh të lartë duke gjetur tre herë rrjetën.

Rico Lewis realizoi golin e avantazhit për miqtë në minutën e 47. Pasi kishte shënuar kundër Crystal Palace edhe në ndeshjen e parë në dhjetor, Lewis është vetëm adoleshenti i dytë që shënon në shtëpi dhe jashtë kundër një kundërshtari të caktuar në një sezon të Premier League për Manchester City-n pas Kelechi Iheanacho kundër Swansea në 2015-16.

Në minutën e 66 ishte radha e të përhershmit, Erling Haaland për të shënuar emrin e tij në listën e golashënuesve.

De Bruyne tani ka asistuar 17 nga golat e Haaland për Manchester City-n, më së shumti nga një lojtar i Premier League në tjetrin që nga fillimi i sezonit të kaluar (të gjitha garat).

Goli i katërt dhe i fundit për City-n erdhi pikërisht nga mesfushori që hapi serinë e golave për “Qytetarët”, De Bruyne, i cili shënoi në minutën e 70.

Vetëm Cole Palmer (17) dhe Darwin Nunez (15) janë përfshirë në më shumë gola në të gjitha garat në 2024 (mes lojtarëve të Premier League) sesa Kevin de Bruyne (14 – 3 gola, 11 asistime).

Vendasit, megjithatë, do të gjenin një tjetër gol në minutën e 82 me Odsonne Edouard.

Me fitoren e arritur, City shkon në 70 pikë në renditjen e Premier League dhe ngjitet në vendin e dytë, me pikë të barabarta me Liverpool-in e vendit të parë. Të kuqtë kanë një ndeshje më pak. Skuadra e Jurgen Klopp luan ndaj Manchester United të dielën.

Nga ana tjetër, Crystal Palace qëndron në vendin e 14 me 30 pikë. Ata janë tetë pikë larg zonës së rënies nga kategoria.

Premier League do të luajë edhe gjashtë takime të tjera këtë të shtunë:

Aston Villa – Brendford;

Everton – Burnley;

Fulham – Newcastle;

Luton – Bournemouth;

Wolves – West Ham;

Brighton – Arsenal.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore