Sport

Manchester City dhe Liverpool-i synojnë fitoren e radhës, në fushë dhe skuadra e Brojës


Manchester City dhe Liverpool-i do të zbresin në fushë këtë të shtunë, me një synim, fitoren e radhës dhe afrimin me kreun e renditjes. Aktualisht, Chelsea mban kryesimin ne Premier League.

Të besuarit e Pep Guardiola-s do të përballen me Watford-in e Claudio Ranieri-t. Skuadra e Jurgen Kloop-it përballet me Wolverhampton-in. Ndeshjet do të luhen për javën e 15 në Premier League.

Liverpool-i do të zbresë më herët në fushën e blertë. Të kuqtë përballen me Wolves-in në “Molineux Stadium”, duke filluar nga ora 16:00.

31 pikë ka Liverpool-i dhe mban vendin e tretë në kampionat. 21 pikë kanë vendasit, që mbajnë vendin e tetë.

Po në orën 16:00 do të luhen edhe dy sfida të tjera në Premier League. Newcastle do të presë Burnely-in dhe synon fitoren e parë këtë sezon. Southampton-i i Armando Brojës pret Brighton-in.

Sfida që përmbyllë ditën në Premier League do të luhet në “Vicarage Road”. Watford-i vendas përballet me City-n.

Miqtë renditen të dytët në kampionat me 32 pikë, një më pak se Chelsea kryesuese. Vendasit kanë 13 pikë dhe renditen në vendin e 17.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore