Lajme

Lukashenko: Trupat bjelloruse mund të bashkohen me ato ruse


Udhëheqësi i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko, ka deklaruar se aktualisht trupat bjelloruse nuk janë të përfshira në pushtimin rus – por në rast se është e nevojshme ata mund të bashkohen me trupat rusë.

Kolona ruse kanë hyrë në Ukrainë nga Bjellorusia. Moska ka pasur trupa në Bjellorusi për javë të tëra, me pretekstin se po kryhen stërvitje ushtarake.

“Unë them përsëri: trupat tona nuk janë atje. Por nëse është e nevojshme, nëse është e nevojshme për Bjellorusinë dhe Rusinë, ata do ta bëjnë”, tha Lukashenko në komentet e raportuara nga agjencia shtetërore e lajmeve “Belta”.

Bjellorusia është një aleat i vjetër i Rusisë. Analistët e përshkruajnë vendin e vogël si “shtetin klient” të Rusisë.

Lexo ngjarjen e plotë duke klikuar KËTU.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore