Sport

Lojtari i Holandës akuzohet për tentativë vrasje


Quincy Promes, futbollisiti i Kombëtares së Holandës dhe Spartak-ut të Moskës në Rusi është nën hetim për tentativë vrasje, raporon holandezja “De Telegraaf”.

Prokuroria ka vendosur të ndjek penalisht 29-vjeçarin. Gjatë një feste familjare vitin e kaluar, ai goditi me thikë një kushëririn e tij. Atë kohë ai aktivizohej te Ajax-i.

Futbollisiti kaloi dy ditë në burg për këtë ngjarje, vitin e kaluar. Ndërsa, për akuzat e reja ai i mohon. Gjithsesi edhe Prokuroria nuk ka dhënë emra, por në media aludohet se është pikërisht Promes-i.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore