Sport

Lojërat Olimpike të Tokios, Pfizer do të dhurojë doza për atletët


Kompanitë Pfizer dhe BioNTech kanë bërë të ditur se do të dhurojnë doza të vaksinës së tyre anti-Covid për të ndihmuar në imunizimin e atletëve dhe delegacioneve të tyre.

Vaksinimi do t’u ofrohet të gjithë atletëve dhe trajnerëve që do të marrin pjesë në Lojërat Olimpike dhe Para Olimpike të Tokios 2020.

Të dyja kompanitë e kanë njoftuar lajmin përpara ngjarjes sportive, e cila pritet të fillojë më 23 korrik 2021. Ato njoftuan të enjten e 6 majit se kanë nënshkruar një Memorandum Mirëkuptimi me Komitetin Olimpik Ndërkombëtar (CIO).

Pfizer dhe BioNTech pritet të koordinojnë veprimet e tyre me Komitetet Kombëtare Olimpike në të gjithë botën.

Kjo, për t’i ndihmuar ata që të adresojnë nevojën lokale për inokulimin e dozave te pjesëmarrësit e delegacioneve kombëtare në Lojërat e Tokios.

Dorëzimi i dozave të para te delegacionet pjesëmarrëse pritet të fillojë në fund të majit, sapo të krijohet mundësia.

Kjo do t’u siguronte pjesëmarrësve olimpikë që të merrnin dozat e dyta para mbërritjes në Tokio.

Përshtatur nga Corriere Della Sera për Albanian Post

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore