Sport

Liverpool, pasuesi i Sadio Mane-s vjen nga Bundesliga


Jurgen Klopp duket se e ka gjetur pasuesin e Sadio Mane-s të Liverpool-it. Gjermani i ka hedhur sytë nga vendlindja.

Moussa Diaby, lojtari i Bayer Leverkusen-it shikohet si pasuesi i Mane-s në “Anfield”.

Francezi 22-vjeçar ka karakteristika të ngjashme me senegalezin, sidomos shpejtësinë.

Sipas gazetës britanike “Express”, Klopp e dëshiron ta ketë nën urdhra Diaby-n.

Ai ka kontratë me gjermanët deri në vitin 2025. Anglezët janë të gatshëm të ofrojnë 38 milionë euro për të marrë shërbimet e tij në verën e ardhshme.

Diaby është një nga shumë talentet e dalë nga akademia e PSG-së dhe që po shkëlqejnë në Evropë.

Ai është pjesë e Leverkusen-it, që nga viti 2019, kur gjermanët paguan 15 milionë euro për kartonin e tij.

22-vjeçari numëron 91 paraqitje me “Aspirinat”. 21 gola dhe 24 asiste mbajnë emrin e tij. Mane me Liverpool-in numëron 226 ndeshje, 101 gola dhe 44 asiste.

Në sezonin aktual, Mane numëron katër gola në tetë ndeshje. Për Diaby-n janë tre gola në nëntë ndeshje.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore