Shqipëria

Lëvizja për Ndryshim dorëzon listat e kandidatëve


“Lëvizja për Ndryshim” ka dorëzuar mëngjesin e sotëm emrat pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) listat e kandidatëve për zgjedhjet e 25 prillit.

Kjo është hera e parë që partia e ish-kryeparlamentares, Jozefina Topalli, do të garojë në zgjedhje.

Mesnata e ditës së sotme do të shënojë përfundimin e afatit të partive politike për të dorëzuar listat e kandidatëve.

Jozefina Topalli do të garojë në qarkun e Durrësit, Tiranës, Shkodrës, Lezhës.

Mbrëmjen e djeshme, më 7 mars, ambasadorja eShteteve të Bashkuara të Amerikës, në Tiranë Yuri Kim rikujtoi mesazhin për lista të pastra.

Lajmi në përditësim

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore