Jetesë & Stil

Leslie Jones përzgjidhet prezantuese e “MTV Movie & TV Awards”.


Edicioni i këtij viti i ceremonisë së ndarjes së çmimeve “MTV Movie & TV Awards”, do të mbahet me datë 16 maj, ndërsa për të pranishmit, evenimentin do ta drejtoj aktorja e njohur për rolet e saj në zhanrin e komedisë, Leslie Jones.

Madje, Jones, veq si prezantuese, ajo gjithashtu është e nominuar në kategorinë e “Performancës më të mirë komike”, për rolin e saj në filmin
“Coming 2 America”.

Për Leslie Jones, kjo nuk është hera e parë që merr përsipër prezantimin e një eventi gjigand. Ajo më parë ka udhëhequr një nga ceremonitë e “BET Awards”.

Përpos Jones, eventimentin gjigand të “MTV Movie & TV Awards” e kanë drejtuar edhe prezantues të tjerë me renome botërore, përfshirë këtu aktorët amerikan, Tiffany Haddish, Kevin Hart, Adeam DeVine e Dwayne “The Rock” Johnson.

Ndërsa, pjesa që kjo ceremoni veçohet më tepër është se janë pikërisht fansat dhe ndjekësit ata të cilët me anë të votave të tyre përcaktojnë fituesit.

Ndryshe, ceremonia e ndarjes së çmimeve “MTV Movie & TV Awards”, ndan çmime për shfaqjet e  filmit dhe televizionit, në bazë të programit të MTV.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore