Shqipëria

Landfilli i paligjshëm, Bashkia e Kavajës djeg plehrat vend e pa vend


Në mes të sezonit turistik, plazhi i Spillesë dhe ai i Gjeneralit janë mbushur me tonelatash plehrash.

Sipas burimeve në vendngjarje, Bashkia e Kavajës ka hedhur tonelata mbeturinash në vendgrumbullime të paligjshme dhe, më pas, u ka vënë flakën.

Nё njё video të mediave shqiptare, nё tokё duken kanaçe birrash dhe mbetje tё tjera tё riciklueshme.

Tymi i djegies së mbetjeve, duket nga larg fshatit, teksa era e fortë është kthyer në shqetësim për turistët dhe banorët e zonës.

Referuar kёsaj, drejtori i shërbimeve në Bashkinë Kavajë, Ledio Hysa, tha se kjo situatë po ndodh për shkak se bashkia ende nuk ka arritur një marrëveshje me landfillin.

Hysa nёnvizoi se, që prej muaji, po mundohen që ta zgjidhin problemin, por kjo akoma nuk është arritur.

Po ashtu, kamionët e Ndërmarrjeve të Shërbimit Komunal të Durrësit dhe Shijakut, para 10 ditësh hasën një problematikë të ngjashme.

Kryebashkiakja e qytetit të Durrësit, Emirjana Sako, gjatë një takimi me Këshillin Bashkiak konfirmoi se do të përdoret çdo mjet teknik dhe ligjor për të hequr plehrat rrugëve të qytetit.

Vendimi për mbetjet, tha ajo, është në instancat qeveritare dhe pritet që të merret së shpejti.

Sako, ndër të tjera, tha se mbeturinat do të çohen në landfille të miratuara nga shteti.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore