Lajme

Kurti për 100 ditët e qeverisë – Pandemia është menaxhuar suksesshëm


Albin Kurti, Kryeministri i Kosovës

Gjatë ditës së mërkure është mbajtur mbledhja e qeverisë me ç’rast Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka raportuar 100 ditët e qeverisjes së tij.

Kryeministri Kurti 100 ditët e tij i ka vlersuar si të suksesshëm duke treguar se gjatë kësaj kohe janë marrë 142 vendime.

Në mbledhjen e 18-të qeveritare Kurti, ka folur edhe për prioritetin bazë të qeverisë së tij, i cili ishte menaxhimi i pandemisë.

Sipas tij, ndalimi i trendit të rritjes së infektimit nga COVID – 19 si dhe sigurimi i vaksinave anti COVID ishin dy gjërat me urgjencë të qeverisë.

“Kur e bëmë betimin me 22 mars ne thamë se prioritet është menaxhimi i pandemisë, u zotuam se do të bëjmë dy gjëra me urgjencë, një strategji për të ndalur trendin në rritje të infektimeve tjera dhe së dyti të sigurojmë vaksina sa ma shpejtë e sa ma shumë”, tha ai.

Shefi i ekzekutivit ka bërë krahasimin edhe të gjendjes së pandemisë para dhe pas ardhjes në pushtet.

“Në ditën kur e pranuam detyrën kishim 781 rraste me infektime të reja me COVID – 19 dhe 17 vdekje kurse sot kemi nëntë rraste të reja dhe asnjë vdekje, nuk gjetëm asnjë vaksinë kur u rikthyem dhe për më keq asnjë kontratë të negociuar për sigurimin e tyre ndërkaq sot kemi 2 milion vaksina të siguruara afër 400 mijë sosh kanë arritur dhe kemi mbi 200 mijë doza të administruara, gjendja me pandeminë është përmisuar dukshëm

Gjatë fjalimit, për 100 ditët e punës së tij në ekzekutiv, Kurti ka folur edhe për përmisimin e gjendjes në ekonomin e vendit.

“Në këto 100 ditë ekonomia jonë iu është përgjigjur pozitivisht qeverisjes tonë të mirë dhe masave tona ndaj pandemisë, krahasur me vitin e kalura eksportet janë rritur për 66 përqind , aktiviteti ekonomik është rritur për 15  përqind dhe të hyrat buxhetore për 30 përqind”.

Fituesi i zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 14 shkurtit në Kosovë me 50.28 për qind të votave ishte Lëvizja Vetëvendosje.

Ndërsa votimi i qeverisë së re i udhëhequr nga Albin Kurti u bë me 22 mars të këtij viti me 67 vota për, 30 kundër dhe asnjë abstenim.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore