Jetesë & Stil

Kur Alban Skënderaj ishte fëmijë, bëntë një punë larg prej të qenurit “yll i muzikës”


Këngëtari i njohur, Alban Skënderaj, ka zbuluar disa detaje nga jeta e tij personale, përfshirë edhe disa gjeste të tij të cilat nuk pëlqehen nga ana e bashkëshortes së tij, Miriam Canit.

Në cilësinë e të ftuarit në emisionin “Në Kurthin e Piter Pan”, përballë fëmijëve ai ka treguar se  ndonjëherë nuk është i vëmendshëm kur gjendet në mesin e disa njerëzve, çka e bën atë të bëj ndonjë gjest të cilin Miriami nuk e pëlqen fare.

“Unë kur jemi me njerëz hutohem, s’jam i vëmendshëm, kruaj kokën ose mjekrën. Miriami më bën gjeste tërë kohës, ajo mendon se po m’i bën fshehurazi por në fakt e shohin të gjithë. Prandaj unë i them ‘Miriam ça ke, ma thuaj se po të shikojnë të gjithë’”,  tha Albani.

Mes të tjerash, ai ka rrëfyer edhe rreth një pune të cilën e ka bërë në fëmijërinë e tij e që ishte larg të qenurit “yll muzike”.

“Puna ime e parë, mbaj mend, kur isha i vogël, kam shitur çokollata. Më pëlqente që të kontribuoja dhe të ndihmoja familjen. Mbaj mend ishte një kaos i madh ekonomik, shumë fëmijë të lagjes shisnin paketa. Mua më pëlqente të isha pjesë, të jepja një dorë në familje”.

Skenderaj, është shprehur të ketë bërë edhe punë të tjera, teksa punën e konsideron si “krenari”.

“Puna është krenari, sa më shumë të kesh punuar, madje sa më shumë profesione të kesh bërë, aq më i pasur do të jesh. Mendoj se edhe fëmijëve është mirë që krahas mësimeve, t’ua transmetojmë kulturën e punës – të dyja së bashku”, u shpreh Albani.

Ndryshe, “Zjarr në shpirt” është projekti i fundit muzikor publikuar nga Alban Skënderaj e që numëron mbi 2 milionë klikime në YouTube.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore