Shqipëria

Kultivonin cannabis sativa, arrestohen në flagrancë 2 shtetas


Forcat policore, të enjten e 12 gushtit, kanë arrestuar në flagrancë dy shtetas për kultivim të cannabis sativa.

Sipas njoftimit të policisë, shtetasit D. N., 57 vjeç dhe B. N., 69 vjeç në fshatin Vreshtas, Fier, në oborret e banesave të tyre kishin kultivuar fidanë cannabis sativa.

Gjithashtu, shtetasit B. N., iu gjetën dhe sekuestruan një armë gjahu, që e mbante pa leje, si dhe 50 fishekë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore