Lajme

Kryeministri polak akuzon BE-në për shantazh – në mes sundimi i ligjit


Kryeministri polak, Mateusz Morawiecki, ka akuzuar Bashkimin Evropian për “shantazh”.

Kjo akuzë e fortë erdhi gjatë një debati të nxehtë me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen – mbi sundimin e ligjit.

Deklarata e von der Leyen, se do të vepronte për të parandaluar Poloninë nga minimi i vlerave të BE-së, nuk u mirëprit nga kryeministri polak.

Ky i fundit hodhi poshtë “gjuhën e kërcënimeve”, duke e akuzuar BE-në për tejkalim kompetence.

Vendimi i autoriteteve polake, sipas von der Leyen, vë në dyshim themelet e BE-së dhe është një sfidë ndaj rendit juridik evropian.

Por, Morawiecki – kreu i partisë konservatore “Ligji dhe Drejtësia” – nuk e konsideroi shantazhin si pjesë të politikës në fjalën e tij.

Ndërtimi i përplasjes

Kjo përballje e 19 tetorit e ka zanafillën fill pas vendimit të gjykatës polake, e cila hodhi poshtë pjesë nga ligjet e BE-së.

Polakët mbështesin në mënyrë dërrmuese të qenit pjesë e BE-së.

Ndërkaq, qeveria me bindje të djathta po kundërshton gjithnjë e më shumë çështjet që variojnë nga të drejtat LGBT deri te pavarësia e gjyqësorit.

Mosmarrëveshja e fundit lidhet me një vendim të Gjykatës Kushtetuese të Polonisë, që hedh poshtë parimin kryesor që ligji i BE-së ka përparësi mbi legjislacionin kombëtar.

Për të parën herë, një udhëheqës i një shteti anëtar të BE-së kishte vënë në dyshim traktatet e BE-së në një gjykatë kushtetuese kombëtare.

Polonia zyrtare thotë se BE-ja ka tejkaluar mandatin e saj, duke u përpjekur të parandalojë reformat gjyqësore të qeverisë.

Sipas tyre, vendimi i Gjykatës Kushtetuese pohon përparësinë e kushtetutës polake, përafërsisht me vendimet e gjykatave në vendet e tjera evropiane.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore