Lajme

Krerët e sindikatave zotohen për realizimin e kërkesave


Krerët e sindikatave në Kosovë.

Të mërkurën e 12 janarit janë takuar krerët e sindikatave të cilët janë zotuar se nuk do të ndalen derisa të realizojnë kërkesat.

Kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Imer Zeqiri dhe nënkryetari Avdi Hoti kanë pritur në takim kryetarin e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, Atdhe Hykollin.

Në këtë takim morri pjesë edhe kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), Rrahman Jashari, nënkryetaren e SBASHK, Vjolla Shala si dhe koordinatoren e SBASHK-ut, Ymer Ymeri.

Kryetari i Sindikatës së PK-së Zeqiri dhe nënkryetari Hoti ju kanë dëshiruar mirëseardhje përfaqësuesve të BSPK-së dhe të SBASHK-ut si dhe i kanë njoftuar ata rreth planprogramit të ri të punës.

“Gjatë takimit, u diskutua mbi sfidat e punëtorëve, ku është diskutuar edhe për tri çështjet më kryesore si ‘Ligji për paga’, ‘Ligji për sigurimin shëndetësor’ dhe ‘Ligji për pensionim të parakohshëm’. Gjithashtu në këtë takim është folur rreth bashkëpunimit dhe bashkëveprimit të fuqishëm mes Sindikatës së PK-së, BSPK-së dhe të SBASHK-ut”, thuhet në njoftimin dërguar mediave.

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës.

Po ashtu, u diskutua edhe për sfidat me të cilat ballafaqohen punonjësit e Policisë së Kosovës si dhe punonjësit e institucioneve tjera.

“Në fund, z. Zeqiri falënderoj përfaqësuesit e BSPK-së dhe të SBASHK-ut për vizitën e tyre në  Sindikatën e PK-së, dhe ju dëshirojë një vit të mbarë dhe me shumë suksese duke u zotuar se nuk do të ndalen derisa të realizohen kërkesat në fjalë”.

Më 12 janar, Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), Rrahman Jasharaj është takuar me ministren e Arsimit Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI), Arbërie Nagavci për të diskutuar për Ligjin e Pagave.

Jashari i shoqëruar nga nënkryetarja Vjollca Shala dhe koordinatori për organizim të brendshëm, Ymer Ymeri i ka kërkuar ministres Nagavci se mbështetjen e saj dhe angazhimin që bashkërisht të realizohet kërkesa e SBASHK-ut, pra ”që punëtorët arsimor të radhiten në vend meritor në këtë ligj “.

Jashari përveç këtij shqetësimi ka ngritur edhe një shqetësim tjetër, ku në Komunën e Fushë Kosovës ka thënë se punojnë mbi 50 mësimdhënës pa pagesë, gjithashtu në Mitrovicë sipas tyre janë rreth 80 raste të tilla.

Ligji për pagat në Kosovë

Qeveria e Kosovës, në vitin 2019 e drejtuar në atë kohë nga kryeministri i Kosovës Ramush Haradianaj, pati dërguar projektligjin për pagat në Kuvend, i cili ishte miratuar.

Ligji parashihet ngritjen e pagave të 70 për qind të shërbyesve civilë. Përmes këtij ligji, një mësimdhënësi të shkollës fillore do t’i rritej paga nga 470 euro në 612 euro, ndërsa një mjeku specialist nga 600 euro në 1 mijë e 195 euro.

Edhe për policinë edhe doganat ishin paraparë ngritje pagash, por jo edhe për zjarrfikësit.

Një protestë e punëtorëve në Prishtinë.

Por, institucioni i Avokatit të Popullit, në dhjetor të po atij viti, e kishte dërguar këtë ligj në Gjykatën Kushtetuese, për siç thuhej, “vlerësimin e përputhshmërisë” së tij me Kushtetutën.

Më 30 qershor të vitit 2020, Gjykata Kushtetuese e Kosovës e ka shpallur të pavlefshëm Ligjin për pagat në sektorin publik.

Sipas vendimit, ligji nuk është në përputhshmëri me 11 nene të Kushtetutës së Kosovës dhe shkakton “çrregullim të ndarjes së pushteteve në disfavor të jyqësorit dhe institucioneve të pavarura”.

Që nga korriku i viti 2019 e deri në mars të vitit 2021, Kosova ka pasur katër qeveri të ndryshme.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore