Lajme

SBASHK-u kërkon nga Nagavci vend meritor në Ligjin e Pagave për mësimdhënësit


Ilustrim

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), Rrahman Jasharaj është takuar me ministren e Arsimit Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI), Arbërie Nagavci për të diskutuar për Ligjin e Pagave.

Jashari i shoqëruar nga nënkryetarja Vjollca Shala dhe koordinatori për organizim të brendshëm, Ymer Ymeri i ka kërkuar ministres Nagavci se mbështetjen e saj dhe angazhimin që bashkërisht të realizohet kërkesa e SBASHK-ut, pra ”që punëtorët arsimor të radhiten në vend meritor në këtë ligj “.

Jashari përveç këtij shqetësimi ka ngritur edhe një shqetësim tjetër, ku në Komunën e Fushë Kosovës ka thënë se punojnë mbi 50 mësimdhënës pa pagesë, gjithashtu në Mitrovicë sipas tyre janë rreth 80 raste të tilla.

Ministrja është informuar se kjo dukuri është edhe në komunat e tjera.

Përfaqësuesit e SBASHK-ut kanë kërkuar nga Ministrja Nagavci që të angazhohet brenda kompetencave  të saj dhe në kuadër të qeverisë për ta zgjidhur drejt dhe me shpejtësi këtë çështje.

Jashari ka thënë se nga Nagavci “që punëtorët arsimor të radhiten në vend meritor në Ligjin e punës dhe që mos të ketë dallime në koeficiente në mes të punëtorëve arsimor në arsimin fillor e atë  të mesëm të ultë”.

Ai tutje ka thënë se është “ngritur edhe njëherë edhe çështja e punëtorëve me sëmundje të rënda dhe SBASHK-u kërkoi nga ministrja Nagavci që edhe kjo çështje të ngritët në nivel të qeverisë për të gjetur zgjidhje të pranueshme”.

Nga ana tjetër ministrja Nagavci ka thënë se për mësimdhënësit që kanë 130 kredi MASHTI ka gjetur zgjidhje, thuhet nga SBASHKU.

Sipas tyre ministrja e arsimit ndanë shqetësimin me SBASHK-un lidhur me punëtoret arsimor që janë duke punuar e nuk marrin paga dhe do të angazhohet për të gjetur zgjidhje të mundshme për ta në bashkëpunim me nivelin lokal të qeverisjes dhe Ministrinë e Financave.

Gjithashtu, në takim thuhet se është biseduar edhe për çështjen e vlerësimit të performancës së mësimdhënësve dhe ishte vlerësim i përbashkët se vlerësimi i performancës duhet bërë sipas Udhëzimit Administrativ dhe përmes inspektorëve profesional.

Ministrja Nagavci tutje është shprehur se duhet analizuar me kujdes edhe këtë Udhëzim Administrativ me qëllimin që mësuesve të iu krijohet liri akademike në profesion.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore