Lajme

Kosovë: Vdes një 74 vjeçar si pasojë e një aksidenti


Ilustrim

Një person ka mbetur i vdekur si pasojë e një aksident trafiku i ndodhur në fshatin Terpezë të komunës së Malishevës.

Këtë për Albanian Post e ka konfirmuar Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Nusret Gjurkaj, teksa ka theksuar se viktima është i moshë 74 vjeç.

“Sot rreth orës 07:14 në aksin rrugor Malishevë-Arllat, pikërisht ne fshatin Terpezë ka ndodhur aksident komunikacioni mes dy veturave me përfundim me fatalitet. Mjeku kujdestar i dalë në vend ngjarje ka konstatuar vdekjen e një personi B.G rreth 74 vjeçar”, ka thënë Gjurkaj.

Sipas tij, në vendin e ngjarjes ka dalë njësia e trafikut rajonal, zjarrfikësit dhe emergjenca mjekësore të cilët e kanë konstatuar edhe vdekjen e viktimës.

Po ashtu, nga ky aksident sipas zëdhënësit Gjurkaj kanë mbetur të lënduar edhe dy persona të tjerë.

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore