Lajme

Kosovë: Një i vdekur dhe 37 raste të reja me COVID-19


Ilustrim

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë (IKSHPK), ka raportuar se brenda 24 orëve, një person ka vdekur si pasojë e infektimit me COVID-19, derisa janë regjistruar 37 raste të reja.

Numri i të infektuarve vjen nga 1 mijë e 57 mostra të marra nga Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë 24 orëve janë shëruar gjithsejtë 55 persona.

Raste aktive me COVID-19, janë gjithsejtë 812 persona.

Ndërkaq, 817 mijë e 873 persona janë vaksinuar me dozën e dytë të vaksinës.

Me dozën e tretë përforcuese janë vaksinuar 98 mijë e 414 persona.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore