Kosova

Kosovë: Gjenden dy trupa pa shenja jete, një në Gjilan e një në Gjakovë


Ilustrim

Dy vdekje të dyshimta raportohen të kenë ndodhur brenda 24 orëve të fundit në Kosovë, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Bazuar në raportin në fjalë vdekja e parë e dyshimtë ka ndodhur gjatë ditës së premte në Gjilan.

Në raport thuhet se viktima mashkull është gjetur pa shenja jete në rrugën “Xhemë Topalla”.

“Rr. Xhemë Topalla, Gjilan 04.03.2022 – 06:00. Raportohet se viktima mashkull kosovar është gjetur në rrugë pa shenja jete. Ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”.

Vdekja tjetër e dyshimtë është shënuar në komunën e Gjakovës.

“Gjakovë 04.03.2022 – 13:50. Raportohet se viktima mashkull është gjetur pa shenja jete. Mjeku ka konstatuar vdekjen e viktimës”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore