Kosova

Kosovë: Dy të burgosur arratisen nga Qendra Korrektuese në Lipjan


Qendra Korrektuese në Lipjan

Shërbimi Korrektues i Kosovës (ShKK), përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se gjatë ditës së diel, nga Qendra Korrektuese në Lipjan janë arratisur dy të burgosur me inicialet A.K dhe SH.Xh.

Tutje në njoftim thuhet se “dy të burgosurit janë të dënuar me masë edukuese korrektuese”.

“A. K, është i dënuar me një vit për vepra penale “Dhunë në familje”, ndërsa SH.XH është i dënuar me dy vite për veprën penale, “Asgjësim apo dëmtim i pasuris, vjedhje”, thuhet në njoftimin e ShKK-së në rrjetin social Facebook.

Sipas ShSK-së aktualisht, janë duke e bërë hetimin se si ka ardhur deri te arratisja, ndërsa për rastin është njoftuar Policinë e Kosovës.

Ndërkaq, Shërbimi Korrektues i Kosovës, sërish ka njoftuar se dy të burgosurit janë arrestuar nga Policia e Kosovës.

“Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton opinionin publik, se pas letër – rreshtimit të lëshuar nga SHKK për të arratisurit A.K dhe SH.XH, policia e Kosovës ka arrestuar të njëjtit”, thuhet në njoftimin e ShSK në një postim në rrjetin social Facebook.

Tutje thuhet se “të njëjtit pas arrestimit nga policia e Kosovës janë dorëzuar tek autoritetet e SHKK-së për të vazhduar me procedurat e mëtutjeshme”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore