Kosova

Kosovë: Asgjesohet mjeti për të cilin dyshohej se ishte shpërthyes


Policia e Kosovës

Është asgjesuar mjeti i dyshuar si shpërthyes në lagjen “Bregu i Diellit”, në Prishtinë.

Këtë për Albanian Post e ka konfirmuar Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, i cili ka thënë se ky mjet ka rezultuar të mos jetë shpërthyes.

“Nga njësia për menaxhimin e mjeteve shpërthyese mjeti i dyshuar është asgjësuar në mënyrë të kontrolluar dhe ka rezultuar të mos jetë mjet shpërthyes”, ka thënë ai.

Sipas Borovcit, në të dielën e katër korrikut, rreth orës 12:00, Policia e Kosovës kishte pranuar disa informata se në lagjen “Bregu i Diellit”, në kryeqytet është gjetur ky mjet i cili ishte i dyshimtë.

Borovci ka theksuar se menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme të sigurisë.

Ilustrim. “Bregu i Diellit”, në Prishtinë. Asgjësohet mjeti i dyshuar si shpërthyes,

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore