Lajme

Kosovë: Aksion anti-drogë në pesë komuna, arrestohen disa persona


Prokuroria Themelore e Pejës ka zhvilluar një aksion kundër krimit të organizuar në kërkim të plantacioneve me kanabis.

Aksioni është zhvilluar në pesë komuna Pejë, Istog, Klinë, Skenderaj dhe Mitrovicë.

Këtë e ka konfirmuar për Albanian Post, zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi.

“Prokuroria Themelore në Pejë, departamenti i krimeve të rënda është duke zhvilluar sot një aksion në 5 komunat e RKS, Pejë, Istog, Klinë, Skenderaj dhe Mitrovicë dhe janë duke u bastisur 13 lokacione ku njëkohësisht është siguruar edhe vendi i ngjarjes ku dyshohet se ka plantacion të kanabisit”, ka thënë Nikçi për AP.

Foto nga arkivi.

Gjatë aksionit janë sekuestruar edhe mjete të tjera.

“Po ashtu në disa lokacione janë sekuestruar edhe armë, para, telefona dhe elemente tjera të veprës penale”.

Ndërsa është raportuar edhe për disa persona të arrestuar.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore