Lajme

Kosovë: 6 të vdekur dhe 2 mijë e 33 persona të infektuar me COVID-19


Ilustrim.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë (IKSHPK), ka raportuar se brenda 24 orëve, kanë humbur jetën gjashtë persona dhe janë regjistruar dy mijë e 33 persona janë të infektuar me COVID-19

Numri i të infektuarve vjen nga 10 mijë e 87 mostra të marra nga Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar gjithsejtë tre mijë e 329.

Raste aktive me COVID-19, janë gjithsejtë 32 mijë e 906.

Brenda 24 orëve të fundit, në Kosovë janë vaksinuar gjithsej katër mijë e 22 persona.

Ndërkaq, 894 mijë e 180 persona janë vaksinuar me dozën e parë, teksa numri i të vaksinuarve me të dy dozat ka arritur në 805 mijë e 802.

Të dhënat e ministrisë së Shëndetësisë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore